Aktualitet

Xhemi Shehu e imiton në Portokalli, Valbona Selimllarit nuk i pëlqen fare: Është tallje

Shkruar nga Liberale
Xhemi Shehu e imiton në Portokalli, Valbona Selimllarit nuk i pëlqen

Valbona Selimllari foli për imitimin e Xhemi Shehut në Portokalli, si pjesëtare e jurisë në ‘Dancing With the Stars’, teksa ishte e ftuar në “Fun Club” .

Kur u pyet nga moderatorja Kiara Tito se a e ka ndjekur skeçin e humorit,  ajo u përgjigj: “jo nuk i ndjek”, por që kishte parë diçka në rrjetet sociale.

Ajo shprehu se nuk i pëlqen ta imitojnë, ndërsa për Xhemin tha se sipas saj ka imituar dhe thënë gjëra që në të vërtetë ajo nuk i thotë.

"Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë… për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare.

E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer.  Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka.

Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, u shpreh Selimllari.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH