Aktualitet

Vritet 33-vjeçari në Shkodër, s'dihen ende rrethanat

Shkruar nga Liberale
Vritet 33-vjeçari në Shkodër, s'dihen ende rrethanat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Hot i Ri në Shkodër ku për pasojë ka vdekur në vendngjarje 33-vjeçari, Valter Fjerza. Sipas policisë Shkodër, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri, në rrugën pranë Kishës. 33-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij, nga familjarët të cilët kanë njoftuar policinë.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH