Aktualitet

Vrasja e Klodiana Vefës, rrëfimi prekës i së bijës: I thashë babait se dashuria nuk është me detyrim, por ai…

Shkruar nga Liberale
Vrasja e Klodiana Vefës, rrëfimi prekës i së bijës: I

Alfred dhe Klodiana Vefa ishin divorcuar prej dy vitesh në Shqipëri, por në Itali dokumentet nuk kishin mbërritur ende. Ata jetonin në një shtëpi, pasi 37-vjeçarja nuk kishte mundësi ekonomike, teksa të dy vijonin jetët e tyre të ndarë, megjithatë debatet, që kur ajo tha se nuk dëshironte të qëndronte më me të, kanë qenë të vazhdueshme.

Debatet dhe tensionet familjare i kanë përjetuar edhe fëmijët e Klodiana Vefës, 37-vjeçares së vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Veda, 44-vjeçari murator, i cili mëngjesin e djeshëm u gjet i vetëvrarë në fshatin San Casciano.

Vajza e çiftit, 14 vjeçe ka treguar dhe diskutimin me të atin, para tragjedisë.

“Dashuria nuk është diçka me detyrim: Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do”.

Këto fjalë sipas mediave italiane i kishte thënë vajza 44-vjeçarit shqiptar Alfred Vefa, i cili tri ditë më parë vrau me plumb në kokë bashkëshorten Klodiana Vefa për xhelozi.

Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që ndoshta nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për të parë atë që fëmijët e dinin si “mik”. Në realitet një i dashur, i dëgjuar më vonë nga hetuesit: një italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, ndoshta edhe sepse Klodiana “më telefonoi në celular pikërisht përballë tij”.

Policia ka arritur te partneri i ri falë një postimi që u shfaq në rrjetet sociale të gruas së vrarë, e cila mbrëmjen e së enjtes sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një mik në një restorant në Castelfiorentino. Ka qenë italiani ai që u ka thënë hetuesve se “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.

Mediat italiane kanë publikuar pjesë nga deklarimet e fëmijëve të çiftit, që tregojnë se vrasja e 37-vjeçares shqiptare ka ndodhur pas gjashtë viteve me debate e konflikte te vazhdueshme.

Duke cituar dëshmitë e dy fëmijëve, mediat italiane shkruajnë se çifti kishte debate të vazhdueshme dhe gruaja u tha se qëndronte aty për ata dhe sepse nuk kishte para për të marrë një shtëpi, por u premtoi se së shpejti do ta blinte. Sipas dosjes, djali 17-vjeçar ka thënë se debatet ishin thuajse të përditshme mes nënës dhe babait të tij.

Fëmijët ishin shumë të lidhur me nënën e tyre. Djali, para se t’i thoshte lamtumirë nënës së tij për herë të fundit, i tha asaj: “Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time”.

Shtëpia ku jetonin ishte në pronësi të Alfredit të cilën ai e kishte paguar së fundmi duke marrë një kredi prej disa mijë eurosh për të shlyer këstet e fundit të kredisë bankare, të paktën sipas hetimeve të Karabinierëve të Njësisë Hetimore të departamentit operacional të Firences dhe nga ushtarët e Njësisë Operative të Kompanisë së Empolit. Një shtëpi ku prej dy vjetësh fshihet dhe armën me të cilën vrau gruan dhe veten.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH