Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Dhurata Saliaj, bashkëshortja e Kudret Saliajt, i cili u vra ditën e sotme nga vjehrri i tij, pranë Gjykatës.
Mësohet se 32-vjeçarja është arrestuar si bashkëpunëtore në vrasje.
E reja ishte prezente në lokal, kur babai i saj, 52-vjeçari Mexhit Picari, qëlloi disa herë me plumba ish-bashkëshortin e të bijës, duke i marrë jetën.
Çifti do të zhvillonin sot seancën gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.