Aktualitet

Vrasja e 71-vjeçarit, gruaja zbulon motivin e sherrit

Shkruar nga Liberale
Vrasja e 71-vjeçarit, gruaja zbulon motivin e sherrit

Zbardhet dëshmia e gruas së 71-vjeçarit, Lefter Zhidru i cili u ekzekutua nga forcat RENEA pas një rezistence pas më shumë se 5 orësh në banesën e tij.

Zyrtarisht nga policia konfirmohet se ndaj gruas së 71-vjeçarit nuk ka pasur urdhër mbrojtje. Gruaja ka qenë në komisariatin e Elbasanit, ndërsa i janë bërë pyetje rreth motive të ngjarjes.

Mësohet se ajo fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar, por ma pas ka pohuar se bashkëshorti pretendonte se e tradhtonte dhe dyshohet se për këtë ka nisur edhe konfikti mes tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në banesën e çiftit në një pallat në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ka qenë bashkëshortja ajo e cila ka njoftuar policinë pas sherrit me 71-vjeçarin.

Gruaja ka arritur të dalë pa u lënduar nga banesa, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë policia e Elbasanit. Pas ndërhyrjes së policisë i moshuari qëlloi drejt këtyre të fundit nga dritarja e banesës, ndërsa plumbat plagosën dy të rinj, kalimtarë të rastit, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi Lefter Zhidru vijonte të qëllonte drejt efektivëve në vendngjarje mbërritën forcat FNSH dhe më pas RENEA. Pas disa orë negociatash të dështuara, RENEA ndërhyri në banesën e 71-vjeçarit, ndërsa ky i fundit vijonte të qëllonte ndaj tyre.

I moshuari nuk iu bind thirrjeve për t’u vetëdorëzuar, ndërsa ngjarja përfundoi fatkeqësisht me eliminimin e tij nga RENEA.

Lefter Zhidru njihej si person problematik nga banorët e lagjes teksa vlen të theksohet se ai është proceduar penalisht gjatë kohës së karantinës pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH