Aktualitet

Vidhen rreth 50 gjela deti në Lushnjë, banorët bëjnë roje natën

Shkruar nga Liberale
Vidhen rreth 50 gjela deti në Lushnjë, banorët bëjnë

Shumë familje në zonën e Ballagatit në Lushnjë të cilët merren me rritjen e gjelave të detit, po përballen këto ditë para festave me vjedhjen e tyre.

Sipas TCh, rreth 50 krerë gjela janë vjedhur këto ditë në shtëpitë e disa fermerëve.

Vjedhja e gjelave në disa banesa në Ballagat ka shtuar frikën dhe te banorët e tjerë ,duke bërë që gjithkush të bëj roje natën.

Policia e Lushnjës e cila ka nisur hetimet për këtë fenomen ka shoqëruar disa persona, por ende nuk kanë një autor të dyshuar për këto vjedhje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH