Aktualitet

Videoja e kryebashkiakut, Balla: Qëndrim i ashpër pas akuzave të SPAK

Shkruar nga Liberale
Videoja e kryebashkiakut, Balla: Qëndrim i ashpër pas akuzave të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka komentuar edhe rastin e kryebashkiakut të Bulqizës, për të cilin doli një video ku ai shihej duke thithur kokainë.

Basha ka thënë se është domethënës nisja e hetimeve nga SPAK dhe sapo Prokuroria të ngrejë akuzat, qëndrimi i PS do të jetë i ashpër.

“Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes.

Unë nuk i kthej asnjë përgjigje PD. Kthej përgjigje për të gjitha rastet që hetohen nga institucionet e drejtësisë. PD ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës dhe di që kjo akuzë po bën vitin dhe nuk di që nga institucionet e drejtësisë të jetë vërtetuar kjo gjë.

Shqipëria ka tashmë instrumentet e plotë ligjorë për ti shkuar këtyre rasteve deri në fund. Unë dua të përshëndes dhe të mbështes reagimet e menjëhershme të prokurorisë për çdo rast.

Rasti i djeshëm i SPAK është një rast domethënës, që nënkupton që më në fund në Shqipëri nuk mbyllen çështjet vetëm ne nivelin e akuzave politike. Sapo ju thash që sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, jo ta ketë vërtetuar, qëndrimi ynë do të jetë i ashpër dhe dënimi të jetë i ashpër.

Si cdo qytetar i Bulqizës për një rast të tillë ndjejmë neveri nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri për rastet kur parti të caktuara përdorin videomontazhe për të dëmtuar palën tjetër”, tha Balla./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH