Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Madrid. Mes liderëve të tjerë botërorë, kryeministri shqiptar është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Ka qenë vetë Rama ka publikuar në Facebook, momente nga samiti, dhe kryesisht nga shtrëngimi apo bisedat me Biden.
https://youtu.be/PgNAciTjrao
Rama së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit po mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.
Në vijim, ai do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.