Aktualitet

Video nga Kievi/ Nën masa të rrepta sigurie, Rama dhe Abazoviç dalin në terren

Shkruar nga Liberale
Video nga Kievi/ Nën masa të rrepta sigurie, Rama dhe Abazoviç

Që prej ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç u nisën për në Ukrainë. Sot ata janë ndalur në Kiev, të shoqëruar nga drejtues të ushtrisë ukrainase.

Dy liderët nga Ballkani janë ndalur fillimisht në Borodjanka, aty ku kanë parë nga afër pasojat shkatërrimtare të luftës. Ndërkohë që Abazoviç ka shpërndarë disa video në rrjetin social Facebook.

"Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të dhënë mbështetjen tonë të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtje të të drejtave të tyre për liri! Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe fatkeqësi humanitare", shkruan Abazoviç në rrjetet sociale.

Kjo është vizita e parë e dy liderëve nga Ballkani në Ukrainë, që kur Rusia filloi bombardimet në Ukrainë.

Më poshtë videot e postuara nga kryeministri malazez: 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH