Aktualitet

Video/ Najada Çomo: Një lajm të mirë dhe një të keq për COVID 19

Shkruar nga Liberale
Video/ Najada Çomo: Një lajm të mirë dhe një të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjet një video mesazh të Shefes së Infektivit Najada Çomo nga spitali infektiv.

Kjo e fundit shprehet se ka ulje të numrave të personave të shtruar, por lajmi i keq është se ka edhe të sëmurë rëndë.

“Flas nga shërbimi Infektiv. Në bazë të njohurive që kemi marrë, është ulur numri i personave të shtruar në shërbim. Kemi të sëmurë të rënduar. Na bën optimist shifra e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që i kemi të sëmurëve ka qënë bashkëkohor. I është ofruar të gjithë pacientëve. Ka pasur edhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të distancuar. Sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme. Armë më e mirë është mbrojtja, ndërsa ne kemi mjekimin”, tha ajo. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1559633490870970/?t=1&v=1559633490870970

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH