Aktualitet

Video/ Makina e policisë "fluturon" brenda supermarketit, gruaja i shpëton për mrekulli përplasjes

Shkruar nga Liberale
Video/ Makina e policisë "fluturon" brenda supermarketit, gruaja

Videoja e mëposhtme tregon momentin tronditës kur një makinë policie u përplas me supermarketin dhe për pak sa nuk goditi një blerëse, e cila e shmangu në kohë përplasjen.

Pamjet e CCTV treguan policët duke u përplasur me dyqanin, pasi shmangën një shofer që po kthehej djathtas në parkingun e makinave.

Policia ka goditur dyert e dyqanit por pa arritur të përplasë gruan, e cila ka vënë dorën në gjoks dhe është rrëzuar.

Përplasja ndodhi në orën 11:35 të mëngjesit të së mërkurës 21 në Lisburn, Irlanda e Veriut dhe më pas zona u rrethua.

Policia konfirmoi në një deklaratë se kishte raportuar për një person që kishte marrë lëndime të lehta./Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH