
Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit, Sarandi Çobo, i cili u dhùnua nga punonjës të pòlicisë pranë liqenit artificial të Tiranës dy javë më parë ka reaguar pas publikimit të videos së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili thotë se ajo shfaqet me pistoletë në dorë.
Sipas Çobos, videoja e transmetuar nga Drejtori i Policisë është shkëputur nga një pjesë filmi.
“Jeni në xhirimet e një filmi dhe është ármë lodër. Jam protagoniste tek ai film dhe kam bërë një publik të tërë të qajë. Jam ajo që më vrásin djalin tek filmi i Drilon Hoxhës”, tha Çobo për JOQ.
Ndërkohë që Veliu u shpreh se "Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar.
Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja. Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen.
Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim." /Gazeta Liberale