Aktualitet

Vazhdojnë ndëshkimet, 27 qytetarë gjobiten për shkeljen e orarit

Shkruar nga Liberale
Vazhdojnë ndëshkimet, 27 qytetarë gjobiten për shkeljen e

Policia e Shtetit ka gjobitur 27 qytetarë me 10 mijë lekë të reja pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e fundit të qeverisë për t’u izoluar pas orës 22 dhe nuk ishin pajisur me lejen përkatëse.

Ndërkohë me gjobë prej 1 milionë lekësh janë ndëshkuar edhe dy biznese pasi u konstatuan të hapura pas këtij orari.

Uniformat blu shtojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja 692 qytetarë të cilët u kapën pa maskë në rrugë.

Mësohet gjithashtu se 9 lokale të tjera janë ndëshkuar me 1 milionë leke pasi nuk kishin ndaluar muzikën pas orës 20:00.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH