Nënkryetari i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat tha se shteti ka sot 137 miliardë lekë borxh ndaj sigurimeve shoqërore.
“Shteti shqiptar ka 137 miliardë lekë borxh të papaguar sigurimeve shoqërore. Janë 1107 institucione nuk paguajnë sigurimet shoqërore, pra grabisin punonjësit. Ky borxh është akumuluar nga 2014 dhe këtej. Keni një qeveri përballë që shpërdoron, vjedh, grabit, dhe nuk ka vëmendjen tek qytetarët”, - tha ndër të tjera Vasili./Gazeta Liberale