Aktualitet

Vasili ironizon Ramën: Edhe ata që e kanë afër e tallin, bashkë me...

Shkruar nga Liberale
Vasili ironizon Ramën: Edhe ata që e kanë afër e tallin,

Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar deklaratat e Ramës ndaj vednimit të BE-së, për mos hapjen e negociatave.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Vasili shkruan se “miut i duket vetja elefant”, ndërsa shtoi se kryeministri shqiptar, nuk e dinë ende se ku e ka vendin.

Postimi i Vasilit:

Miu “optimist, perpara elefanteve, qe vetem “deshtojne”!!

Rama çudit dhe veten e deklaron se BE ka deshtuar:

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë.”

“Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë”.

“Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar”.

Rama eshte vertet per te qare hallin se nuk e di gjekundi se ku e ka vendin.

Meqenese ata qe ka perqark e tallin, po ja themi fare qete, eshte ne fund fare te Europes ndaj edhe Europa tallet me kete te fandaksur!!

Miut, qe eshte i fundit ne te gjitha dhe qesharak ne gjithshka i duket vetja elefant.

Megjithate miu eshte “optimist”, se ai perparon fort neper gjirize, ndersa elefantet europiane vetem “deshtojne” ne mireqenien e tyre pa kufi.

Go miu Rama, go!!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH