Aktualitet

Valteri denoncon në Kuvend: Një deputete ka votuar 5 fletë votimi

Shkruar nga Liberale
Valteri denoncon në Kuvend: Një deputete ka votuar 5 fletë votimi

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka bërë një denoncim në Kuvend se një deputet ka votuar 5 herë fletë votimi për ndryshimet kushtetuese.

Valteri dyshon se ajo mund të ketë verifikuar vota nga jashtë për deputetët në Kuvend.

Ruçi ka sqaruar se deputetja ka votuar vetëm një herë kurse 4 votat e tjera janë fletë votimit të deputetëve të tjerë nga jashtë por mbetet për t’u verifikuar.

HALIT VALTERI: Dua t’ju tërheq vëmendje. Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ose ka filluar sekretare e seancës gjyqësore, ose verifikon votat nga jashtë nga ata që janë sjellë këtu për tu treguar si duhet votuar.

GRAMOZ RUÇI: E drejtë, e vura re dhe unë. Deputetja ka dhënë shpjegim që ka votuar vetëm një herë, kurse ka sjellë fletet e votimit të deputetëve të tjerë nga jashtë. Por mbetet për t’u verifikuar nga Komisioni përkatës. Në emër të transparencës sekretariati do bëjë votim nominal për cdo fletë votimi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH