Globi

Vaksinimi me detyrim, vendet e BE-së marrin vendime individuale

Shkruar nga Liberale
Vaksinimi me detyrim, vendet e BE-së marrin vendime individuale

Nëse vaksinimi kundër COVID duhet të bëhet i detyrueshëm është kthyer në çështje akute për Evropën.

Edhe pse është lënë jashtë agjendave të takimeve të ministrave të Shëndetësisë, përballë valës së re epidemike ajo nuk mund të injorohet.

Sipas Qendrës evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, kuota e infektimeve nga COVID në BE është 742 njësi për 100 mijë banorë, shifër kjo e rritur në mënyrë konstante në 8 javët e fundit.

“Diskutimi është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Po ashtu, me rëndësi është që në jetën e përditshme të dallohen personat e vaksinuar nga ata të pavaksinuar, për shembull në restorante apo transporte. Pra, çështja nëse vaksinimi duhet bërë i detyrueshëm është një debat që duhet bërë”, u shpreh Jens Spahn, ministër i Shëndetësisë në Gjermani.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen beson se diskutimi mbi këtë çështje duhet të nisë sa më parë, por për ministrat e vendeve anëtare, vendimi duhet të jetë individual.

“Përgjigjja ndaj problemit është intensifikimi i vaksinimit. Por nëse vaksinimi duhet të jetë me detyrim, kjo është çështje individuale e vendeve anëtare. Kjo nuk do të thotë se në të ardhme mund të mos kemi nevoje për një vendim kolektiv, por për momentin nevojitet vetëm intensifikimi i vaksinimit”, tha Christopher Fearne, ministër i Shëndetësisë në Maltë

Austria është vendi i parë anëtar që mbështet hapur vaksinimin me detyrim, që në këtë vend do të bëhet realitet në shkurt. Edhe në Gjermani, kancelari i ardhshëm mbështet nismën. Ndërsa Greqia do që ta bëjë të detyrueshëm për personat mbi 60 vjeç.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH