Universitet

Zgjedhjet në Konferencën e Rektorëve/ Artan Hoxha mbetet në krye, Gjuraj dhe Aliaj votohen si nënkryetarë

Shkruar nga Liberale

Zgjedhjet në Konferencën e Rektorëve/ Artan Hoxha mbetet në

Zgjedhjet në Konferencën e Rektorëve nuk kanë sjellë shumë surpriza. Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha është rizgjedhur për një mandat tjetër në postin e kryetarit.

Po ashtu, rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Tonin Gjuraj do të mbajë sërish postin e nënkryetarit, por tashmë duke përfaqësuar të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë publik në vend.

Nënkryetari i dytë i dalë nga këto zgjedhje është dr. Besnik Aliaj, i cili do të përfaqësojë Institucionet e Arsimit të Lartë privat në Shqipëri.

Zgjedhjet u zhvilluan ditën e enjte më 3 tetor, me pjesëmarrjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu, rektores së Universitetit Europian të Tiranës, prof. dr. Drita Kruja dhe gjithë rektorëve të universiteteve publike dhe private në vend.

Zgjedhjet në Konferencën e Rektorëve/ Artan Hoxha mbetet në

Manastirliu vlerësoi bashkëpunimin për fuqizimin e universiteteve, zgjerimin e programeve në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe punën e përbashkët për profilizimin e universiteteve rajonale.

Konferenca e Rektorëve është një organ kolegjial i pavarur, veprimtaria e së cilës përcaktohet në nenin 16 të ligjit Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Konferenca e Rektorëve kryen veprimtari të koordinimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, në dhënien e rekomandimeve lidhur me çështje të arsimit të lartë me interes kombëtar dhe mbajtjen e lidhjeve me shoqata homologe për nxitjen e shkëmbimeve universitare.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH