Economicus

THE ECONOMIST/ Ja pse mijëra amerikanë po dalin në pension, duke ndjekur studimet në oborret universitare

Shkruar nga Liberale
THE ECONOMIST/ Ja pse mijëra amerikanë po dalin në pension, duke

Në foto: Një banor i "Mirabella" mban shënime gjatë një leksioni në Universitetin Shtetëror të Arizonës në Tempe (SHBA)

Rreth 85 kolegje në Amerikë janë të lidhura aktualisht, me një formë jetese, ose një tjetër, për të moshuarit. Në një vizitë në një prej tyre, The Economist shkruan se është e qartë se shumica prej tyre kanë një diplomë universitare.

Për universitetet, hapja e dyerve për të moshuarit është parë si një mënyrë për t'iu përgjigjur mbajtjes së kuotave të regjistrimit në nivele të larta, për shkak të rënies së lindshmërisë gjatë dekadave të fundit.

“A jemi ne vetëm në univers? Kjo është pyetja thelbësore që po përpiqemi t'i përgjigjemi këtu”, thotë Meenakshi Wadhwa, një shkencëtare e studimeve hapësinore, në lidhje me Nasa-n, duke iu drejtuar klasës së saj të veçantë.

Ndërsa ajo shpjegon se për t'iu përgjigjur kësaj "ne duhet të shkojmë në Mars për të mbledhur gurë atje", një student merr shënime ndërsa një tjetër mban një iPhone për të kapur një foto nga planeti i kuq. Në shumë mënyra kjo sallë leksionesh në Universitetin Shtetëror të Arizonës (asu) është si çdo sallë tjetër leksionesh. Aty has një grup grash të vëmendshme ulen dhe ndjekin leksionin në rreshtin e parë; burrat janë shtirë në shpinë për të vëzhguar. Por aparatet e dëgjimit tregojnë se sa e pazakontë është kjo klasë.

Mirabella, një "komunitet pensionistësh universitar" ndodhet në një godinë 20-katëshe brenda në kampusin e ASU, dhe është shtëpia e mbi 300 pensionistëve. Kur hapi dyert në 2020, numri i të moshuarve ishte pothuajse plotësisht i plotësuar, pavarësisht nga pandemia. Shumica e banorëve kanë një profesion. Ata thellojnë studimet në një fushë, sigurisht jo me qëllim për ta pasur si profesion në vitet e mbetura të jetës.

Ata marrin një leje universitare, e cila u lejon atyre të ndjekin të njëjtat klasa dhe ngjarje kulturore si studentët, por me përfitimin e dallueshëm të mosdhënies së provimeve.

Aktivitetet sportive si ato me golf nëpër kampusin e gjerë janë të zakonshme, megjithëse shumë janë të interesuar për udhëtime malore.

Ndoshta e ardhmja e universiteteve nuk do të jenë më siç deri  e mendonim deri më sot, vetëm për 18- vjeçarët. Në fund të fundit jeta për të mësuar nuk ka ndonjë një limit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH