Economicus

Një e treta e të diplomuarve për shkencë janë femra, Shqipëria e katërta në Europë

Shkruar nga Liberale

Një e treta e të diplomuarve për shkencë janë femra,

Vitet e fundit, një vëmendje në rritje i është kushtuar përfaqësimit të grave në fushat e arsimit STEM: shkencat natyrore, matematikë e statistikë, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, inxhinieria, prodhimi dhe ndërtimi.

Gratë kanë qenë kryesisht të nën-përfaqësuara në këto fusha.

Në vitin 2021, në BE, gratë e diplomuara në arsimin terciar (Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Arsimit - Nivelet ISCED 5-8), në fushat STEM, përbënin 32,8% të totalit të të diplomuarve, + 0,3 pikë përqindje (pp) krahasuar me 2020 (32.5%).

E thënë ndryshe një në tre të diplomuar për një nga degët shkencore ishte femër. Shqipëria klasifikohet ndër vendet e para të Europës me numrin më të lartë të femrave që kanë mbaruar vitet e fundit një nga degët e shkencave ekzakte.  

Përqindjet më të larta të grave të diplomuara në arsimin terciar në STEM në 2021, nga vendet e BE-së, u regjistruan në Rumani (42.5%), Poloni (41.5%), Greqi (40.9%) dhe Itali (39.0%).

Një e treta e të diplomuarve për shkencë janë femra,
Gratë që diplomohen, % e të gjithë të diplomuarve të arsimit të lartë në fushat e arsimit STEM, 2021

Në anën tjetër të shkallës, përqindjet më të ulëta u raportuan në Belgjikë (27.4%), Spanjë dhe Gjermani (të dyja 27.7%) e Austri (28.0%).

Edhe nga vendet kandidate rezulton se vajzat në Shqipëri po zgjedhin gjithmonë e më shumë shkencat ekzakte si pjesë të formimit të tyre universitar dhe profesional.

Një raport i fundit i Eurostat ka nxjerr në pah se vendi ynë renditet i katërti nga 37 vende të Europës, për përqindjen më të lartë të femrave që ndjekin universitetin dhe kryesisht degët ekzakte dhe inxhinierinë.

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet në vendet e para, ku vajzat  zënë 42 deri në 60 % të të diplomuarve në këto fusha. Në krahasim me vendet e rajonit, vendi ynë është pas Maqedonisë dhe Serbisë, përkatësisht 48.4 % dhe 44.4 %.

Rritja e femrave në shkenca lidhet me faktin se vajzat në Shqipëri ndjekin më së shumti arsimin e lartë, ndërsa djemtë po largohen gjithmonë e më shumë në emigracion. Ndjekja e shkollave profesionale, që tërheq më së shumti meshkujt, ndryshe nga tendenca për të pasur një diplomë të shkollës së lartë, ka krijuar më shumë hapësirë dhe mundësi në fakultetet e shkencave ekzakte për femrat.

Përgatiti: a.m/Liberale.al  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH