Aktualitet

UET një ishull ekselence, eksperienca e më të mirëve të Masterit

Shkruar nga Liberale

Ekselentët e Universitetit Europian të Tiranës, në ciklin e studimeve Master, rrëfejnë mbi eksperiencën e tyre të studimit, sfidat dhe shpërblimet saj.

Dija dhe studentët kanë qenë që prej fillimit shtyllat kryesore të filozofisë së UET. Për vite me radhë, ky universitet ka investuar jo vetëm në cilësinë e mësimdhënies dhe ofertës së tij akademike, por gjithashtu edhe te studentët e tij, duke i mbështetur ata në mënyrë të vazhdueshme me bursa studimi apo nëpërmjet mundësive për mobilitet në universitete prestigjioze perëndimore, krijimin e urave të komunikimit me tregun e punës etj.

UET gjithashtu akordon çdo vit 500 bursa për ekselencën, Bursa Talenti, Bursa “Kadare” për degët sokratike, si dhe Bursa “Pashko” për ekselentët dhe që kanë specifika të ndryshme sociale dhe ekonomike në jetën e tyre. Më të mirët promovohen e përkrahen në Universitetin Europian të Tiranës sepse janë pikërisht ata të cilët ruajnë e garantojnë cilësi gjithnjë e më të lartë. Rrjeti i studentëve ekselentë, mesatarja e të cilëve është mbi 9, janë një përfaqësi konstante e strukturës stukturës së studentëve të UET, aktivë dhe gjithnjë të pranishëm jo vetëm në auditorë por edhe në jetën studentore. Çdo vit, maturantë ekselentë kanë UET zgjdhjen e tyre të parë, duke rritur kështu besueshmërinë e diplomës në UET dhe duke kontribuuar në zgjerimin e imaktit të këtij universiteti në jetën publike dhe më gjerë. Tradita e promovimit të më të mirëve nuk mbetet thjesht në ciklin e parë të studimeve, atë Bachelor, por vijon edhe në ciklin e studimeve Master. Sa i përket këtij të fundit, 2 studentët më të mirë që përmbylllën studimet në Master të Shkencave dhe atë Profesional, përshëndetën në Ceremoninë e Diplomimit. Anida Osmanagiq dhe Anxhela Sako ndanë me të pranishmit një pjesë të mbresave dhe rrugëtimit të ekselencës në UET.

Anida Osmanagiq: UET, një portë për mundësi të reja

kam nderin të them disa fjalë para stafit akademik, studentëve të Masterit dhe të gjithë atyre që kanë ardhur të na mbështesin sot, në këtrë ditë të veçantë për ne. Në emër të studentëve, do doja të bëja disa falenderime. Si fillim dua të falenderoj pedagogët që na kanë mësuar këto vite, për durimin dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme. Mbështeja që na kanë dhënë që nga dita e parë e deri në kërkimet tona të diplomës, ka qenë e pazëvendësueshme. Gjithashtu dua të falenderoj familjen që më ka qëndruar pranë gjatë këtij rrugëtimi. Kanë qenë ata që gjithmonë kanë insistuar se të punosh fort s’të lë kurrë në baltë dhe kjo është arsyeja që po flas këtu para jush.

Besoj se për të gjithë ne familja ka qenë si shtysa edhe krahu ku jemi mbështetur gjithmonë. Kur të kthejmë kokën pas të gjithëve do na kujtohen gjëra të ndryshme nga UET. Disa do e kujtojnë si një hap më tej në rrugën e dijes ose një portë për mundësi të reja. Disa do të kujtojnë miqësitë e reja që krijuan. Ata që patën mundësinë, do kujtojnë dhe kohët që kaluan në Erasmus. Por, besoj se të gjithë ne do i kujtojmë si vite të vlefshme e të kaluara mirë. S’kam këshilla për të dhënë, por vetëm urime dhe fjalë inkurajuese. Le të jemi krenarë sot për veten dhe arritjet e deritanishme. Ju uroj të gjithëve shumë fat në kapitullin e ri që po fillojmë!

Anxhela Sako: UET, universiteti i meritokracisë

Studimet e mia në ciklin Bachelor i kam përfunduar në një tjetër universitet, nga i cili nuk dola e kënaqur. Studimet e Masterit mendova t’i ndjek diku ku studenti të mund të shfaqte lirisht potencialin e tij dhe ku të vlerësohej drejt në bazë të performancës së tij. Në kohën kur unë po kërkoja për një universitet të tillë, më rekomanduan UET dhe më renditën të gjitha ato cilësi të cilat unë po kërkoja të gjeja. Unë doja që zëri im të dëgjohej, dhe që çdo vlerësim ta merrja në bazë të meritës, ndaj zgjodha UET.

Erdha, dhe që prej fillimit u ndjeva e familjarizuar me ambientitn, me kushtet që krijoheshin në mënyrë që çdo student të mësonte realisht në mënyrë cilësore.  Çdo informacion vinte në kohë, kontaktet me koordinatoren përkatëse të departamentit kanë qenë të pandërprera, me pedagogët po ashtu. Gradualisht fillova të forcoja bindjen se zgjedhja që kisha bërë ishte e duhura, ndjesha e vlerësuar. Siç viti akademik nisi me korrektësi, ashtu edhe përfundoi. Përgjatë gjithë kohës mund të mbështetesha në konsultat e pakursyera me pedagogët, të cilët ishin të motivuar për të të nxitur të mësoje e kuptoje gjithnjë e më shumë. Luftova, mora atë që doja, u vlerësova në bazë të meritës, atë çka meritoja dhe dëshiroja, atë mora!/Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH