Aktualitet

U vra pabesisht me porosi të bashkëshortit, Liridona Ademaj rivarroset sot në fshatin e saj të lindjes

Shkruar nga Liberale
U vra pabesisht me porosi të bashkëshortit, Liridona Ademaj rivarroset

Liridona Ademaj do të rivarroset sot në fshatin e saj, në Rracaj të Gjakovës.

Familjarëve të saj u është pranuar kërkesa nga prokuroria për rivarrimin e saj. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Liridona Ademajt përmes një postimi në Facebook.

“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamirë se rivarrimi i vajzës sonë Liridona Ademaj, e vrarë më datën 29.11.2023, bëhet nesër më datë 4 dhjetor 2023, në varrezat e fshatit Rracaj, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se inskenoi grabitjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH