Aktualitet

U vetëvra brenda komisariatit, reagon i ati i 31-vjeçarit: E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini

Shkruar nga Liberale
U vetëvra brenda komisariatit, reagon i ati i 31-vjeçarit: E akuzuan

Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë.

Në ambientet e komisariatit të qytetit, u vetëvra 31-vjeçari Ilvi Meta, i arrestuar për një vjedhje.

Ka reaguar pas ngjarjes i ati i tij, i cili tha se djalin ia arrestuan për një derë alumini dhe nuk e kishin informuar për ngjarjen.

“Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shpia se ka ndodh diçka. Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion. S’më kanë thënë asgjë, do ta zbardh këtë gjë”, tha babai i tij i 31-vjeçarit për “Top Channel”.

Në lidhje me ngjarjen po hetohet dhe përgjegjësia e punonjësve të policive në detyrë.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH