Agjensia e antidopingut të Rusisë, Rusada lajmëroi se do të apelojë vendimin e WADA-s, agjensisë ndërkombëtare të dopingut për përjashtimin e të gjithë atletëve rusë nga Lojrat Olimpike të Tokio 2020.
Presidenti i Komitetit Olimpik rus Stanislav Pozdnyakov, në një takim të mbajtur në Moskë nga Rusada bëri të ditur se këtë të premte do të paraqesin kërkesën zyrtare për apelim pranë gjykatës së arbitrazhit sportiv me qendër në Lozanë dhe se për këtë çështje kanë angazhuar një firmë zvicerane, e cila do të garantojë suksesin e pretendimeve të Rusadas.
Vetëm pak javë më parë WADA bëri të ditur vendimin se Rusia do të përjashtohet për 2 vjet nga çdo disiplinë sportive për shkak se shumë atletë nga ky vend kanë rezultuar pozitiv vitet e fundit në kontrollet e antidopingut.