Aktualitet

U hoq si viktimë e prostitucionit për të marrë azil në Britani, arrestohet 24-vjeçarja në Rinas

Shkruar nga Liberale
U hoq si viktimë e prostitucionit për të marrë azil në

Një 24-vjeçare me iniciale M.M. është vënë në prangat e policisë në Aeroportin e Rinasit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Policia bën me dije se ajo ka përdorur alibinë se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit duke tentuar të përfitojë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Njoftimi i Policisë: 

Tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se në Shqipëriri ishte viktimë e prostitucionit, vihet në pranga 24-vjeçarja.

Procedohet penalisht 30-vjeçari që e shoqëronte.

Sekuestrohen një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, se një shtetase do të kalonte kufirin, me dokumente të falsifkuara, me qëllim kërkimin e azilit, duke mashtuar për arsyen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sajesa”.

Në kuadër të operacionit, në Rinas, u kap dhe u vu në pranga në tentativë për të kaluar kufirin shtetasja M. M., 24 vjeçe.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili shoqëronte 24-vjeçaren.

Gjatë kontrollit të detajuar, në cantën e 24-vjeçares, Policia gjeti dhe sekuestroi një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara, të cilat kjo shtetase do t’i përdorte për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke sajuar një alibi se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH