Kronikë

U gjet pa shenja jete në përrua, policia e Pukës jep detaje për vdekjen e 49-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
U gjet pa shenja jete në përrua, policia e Pukës jep detaje

Policia e Pukës ka dhënë detaje për vdekjen e 49-vjeçarit Vladimir Kola. Sipas policisë, Kola ka rënë aksidentalisht në përrua.

Sot politika është njoftuar nga familjarët e 49-vjeçarit, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se para 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me të.

Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, Kola është gjetur pa shenja jete.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua.

Grupi hetimor vijon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH