Kryesore

Trump i telefonon kryeministrit të Izraelit: Jam me Kosovën!

               Publikuar në : 21:14 - 07/09/20 liberale

Presidenti Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe Serbinë ka telefonuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu kur përballë tij ishte kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti.

Ky i fundit ka biseduar me homologun e tij izraelit, i cili ia konfirmoi njohjen nga shteti i tij.

“Ti e di që këta kanë luftuar prej vitesh dhe luftuan fort, jam me kryeministrin e Kosovës, i cili është një super djalë. Sapo firmosëm marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ndoshta do të flasësh me të. Po i bën njerëzit e Kosovës të lumtur. Kosova është vend që po bën shumë progres“, thotë Trump, gjatë komunikimit me Netanyahu. /Gazeta Liberale

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back