Mëngjesin e sotëm një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Kavajaë, ndërsa një tjetër është plagosur. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen numër 2 të qytetit.
Mësohet se një prej personave ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë.
Mes tyre ka pasur një debat dhe vajza ka thirrur në ndihmë një të afërmin e vet që punon polic burgjesh, i cili në konflikt e sipër polici i burgjeve ka vrarë ish-të dashurin e vajzës me armën e shërbimit.
Gjithashtu mësohet se ai ka mbetur i plagosur.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. /Gazeta Liberale