Aktualitet

Tritan Shehu: Basha i thirri ambasadorët në selinë e PD-së

Shkruar nga Liberale
Tritan Shehu: Basha i thirri ambasadorët në selinë e PD-së

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar për takimin e kreut të PD-së Lulzim Basha me ambasaddorët, në selinë blu. Shehu shkruan se takimi u kërkua nga kryedemokrati dhe jo nga ambasadorët.

Postimi i plotë

Absurditet kur kërkon të “mbrohesh” nga një takim me ambasadorët, që e ke kërkuar vetë.

Takimi i sotëm me Grupin Quinto është kërkuar nga vetë Z.Basha e jo nga ambasadorët e nderuar, që janë pjesë e tij.

Kjo ka një rëndësi të madhe interpretative, mbi të cilën kërkohet të spekulohet.

Sidoqoftë, unë mendoj se secili nga ne për të qenë i rëndësishëm në PD duhet të llogarisë mbështetjen që ka në anëtarësine e PD e jo të kërkohet të simuloje imazhe sureale për gjoja mbështetje nga ambasadorët.

Për neve në PD votojnë anëtarët e saj, ose të deleguarit e tyre.

Delegatët votuan të shtunën në Kuvend, anëtarët do të votojnë më datë 18 në referendum.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH