Senatori amerikan, Doug Larsen, së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tyre kanë humbur jetën nga një aksident ajror me avion në Utah.
Sipas raportimit të medieve të huaja, avioni që transportonte Doug Larsen dhe familjen e tij u rrëzua pak pasi u ngrit në afërsi të Moab të Utahut.
Si pasojë e aksidentit vdiq edhe piloti i avionit. Familja Larsen po vizitonin prindërit në Scottsdale, Arizona.
Fillimisht vdekja e Larsen u konfirmua nga udhëheqësi i shumicës në Senatin e Dakotës së Veriut, David Hogue në një email drejtuar kolegëve të tij.
"Nuk jam i sigurt se ku fillon zia me një tragjedi të tillë, por mendoj se fillon me lutjet për gjyshërit dhe të gjithë të afërmit e Doug dhe Amy”, tha Hogue.