Aktualitet

Trafikonin persona drejt SHBA, dënohen 7 anëtarët e grupit kriminal

Shkruar nga Liberale
Trafikonin persona drejt SHBA, dënohen 7 anëtarët e grupit

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për 7 anëtarë të grupit kriminal, i cili trafikonte në mënyrë të paligjshme persona drejt SHBA-ve dhe Anglisë për shumë deri në 12 mijë euro, me pasaporta apo viza false.

Sipas BW, Gazmend Garupi, Haxhi Ramadani, dhe Sotiraq Andoni janë dënuar me nga 11 vite burg, kurse 4 të tjerët, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Shpëtim Kirit dhe Pëllumb Pali me nga 10 vite burg.

Në total ky grup është dënuar sot me 73 vite burg teksa disa prej të përfshirëve u liruan më parë nga Gjykata. Por ata do të përfitojnë ulje dënimi për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Grupi kriminal u shkatërrua në vitin 2018, dhe funksiononte në gjithë Shqipërinë, por me bazë në një laborator në Shkodër ku falsifikoheshin pasaportat dhe vizat apo kartat ID.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH