Aktualitet

Tradita e 15 viteve Master në UET, diplomohen rreth 300 studentë në këtë jubile

Shkruar nga Liberale

Rreth 300 studentë Master të Universitetit Europian të Tiranës kulmuan të enjten rrugëtimin e tyre drejt formesimit akademik dhe profesional me ceremoninë e diplomimit. Duke kryer hedhjen tradicionale të kapeleve të kaltra tashmë për ta nis një kapitull i ri në jetë.

Ceremonia e këtij viti kishte si veçanti faktin se përkon me 15-vjetorin e nisjes së programve të formimit akademik të nivelit të dytë Master pranë UET, një risi e sistemit arsimor shqiptar që erdhi pas implementimit të sistemit të Kartës së Bolonjës.

Që prej vitit 2008, kur nisën programet e para Master, 7,400 studentë – bashkë me ata që u diplomuan të enjten, – kanë tashmë si një llojë pasaporte diplomat e UET, të cilat do t’i shoqërojnë me krenari gjatë karrierës së tyre.

Në fjalën përshëndetëse Presidenti i UET, Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa, u ndal gjatë te ndryshimet që solli implementimi i sistemit të Bolonjës. Ai tha se falë impaktit pozitiv që solli ky sistem është mundur të zgjerohet ndjeshëm pjesëmarrja e të rinjve në arsimin e lartë, ku tashmë rreth 58% e maturantëve vijojnë programet e studimeve Bachelor.

“Fleksibiliteti, si për të zhvilluar karrierën profesionale nga një cikël studimi në një tjetër, edhe ai i kalimit nga një institicion arsimor kudo në hapsirën që ndjek principet e Bolonjës, është arritja madhore e kësaj reforme që de facto e bën çdo vend pjesë të hapsirës europiane të arsimit,” – vijoi Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa teksa përmendi ndërkombëtarizimin si një nga dimensionet qendrore të Kartës së Bolonjës.

Si një institucion pioner i arsimit të lartë në Shqipëri, UET ishte i pari që solli përvojën e studimeve Master sipas standardeve dhe parimeve të Bolonjës dhe në të gjitha formatimet e programit Master, si Master i Nivelit të Parë, Master i Nivelit të Dytë, Master Profesional, Master Shkencor, ia doli që në këto 15 vite të shpërndajë në treg histori suksesi, sidomos në shkëmbimin e përvojave me jashtë.

“Me qindra studentë shqiptar kanë patur mundësi të bëjnë një semestër akademik jashtë vendit. Vetëm nga UET, më shumë se 500 studentë kanë zhvilluar të paktën një semestër në ndonjë nga dhjetëra universitetet tona partnere në vendet e BE-së, disa dhjetëra student të huaj gjithashtu kanë studjuar në auditoret tona duke transferuar kreditet e fituara këtu pranë universiteteve të tyre,” – theksoi Xhepa.

Salla e mbushur plot me studentë e të afërm, ku nuk munguan edhe fëmijët, dëshmoi sërish se cikli Master i UET është shumë i lidhur me jetën, teksa tregu i punës mbetet sprova e kahershme. Në këtë pikë përvojat jetësore janë gjithmonë frymëzim.

Për këtë qëllim, si i ftuar nderi, dha një fjalim motivues Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi. Për rreth 300 studentë të UET që u diplomuan të enjten, ai kujtoi përvojën e tij që nga pasionet fëmijërore, emigrimi në Greqi, e deri te kthimi sërish në Shqipëri, karriera si bankier dhe më tej kalimi në politikë.

“Vështirësitë janë ato që ju kalisin, nuk është rehatia, nuk është komoditeti, por janë pengesat, mos i shmangni ato. Shpesh herë në jetë tentojmë të shmangim gjërat e vështira, nuk i kemi qejf sakrificat, por ju them ballafaqohuni me to dhe pengesat në fakt do të jenë në rrugët tuaja, mos i shmangni, përballuni me to, një nga leksionet më të mëdhaja në jetë për mua ky ka qenë,” – tha Shalsi teksa theksoi se kërkesa për dije duhet të vijojë më tej edhe pasi mbaron me universitetin.

“Para mund të bësh, mund t’i shpenzosh... por ka një gjë që në jetë që kalon dhe nuk kthehet më, ajo është koha, përdoreni kohën në mënyrë sa më të çmuar,” – këshilloi më tej Shalsi teksa uroi studentët për suksese.

Universitetet në tërësi duhet, që në vazhdimësi t’i japin një përgjigje të përshtatshme nevojave të shoqërisë, sidomos në tregun e punës. Në këtë pikë, në një periudhë si kjo e këtij fillim-shekulli ku tregu ka qenë tejet dinamik, i çorjentuar dhe me kërkesa të shumta, historia ka treguar se përgjigja më e mirë ka qenë përthellimi i studimeve.

Por, UET ka bërë dallim në treg për standardet që ka ndjekur. Statistikat tregojnë se prej themelimit të tij UET ka pasur rreth 11,300 studentë, prej të cilëve diçka më shumë se 45% e tyre nuk kanë mundur të vijojnë studimet Master, çka dëshmon të kundërtën e stereotipeve sipas së cilave “kush hyn, del”.

Për këtë nivel të lartë cilësor të mjeshtërimit Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj thotë se qasja në UET është gjithmonë të pasurit në qendër të vëmendjes interesin e studentit. Në fjalën përshëndetëse për të diplomuarit Master ai kujtoi akreditimin ndërkombëtar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Britaninë e Madhe QAA.

“Në këtë vizion europian, UET tashmë në dekadën e tij të dytë, po rrit përditë prestigjin e tij akademik e shkencor, në përballje me universitetet partnere në botë, nëpërmjet produktit shkencor të akademikëve tanë, me stafin akademik që ka derdhur energjinë e tij, më kërkues e botime të kalibrit evropianë e ndërkombëtar. Falë studentëve pra, personelit mësimdhënës, administratës së palodhur, korrekte dhe profesionale, jemi rritur si universitet në çdo aspekt: në cilësinë e mësimdhënies, në kërkimin shekncor, në projekte dhe, si pasojë, në impaktin për shoqërinë shqiptare. Sot, pa dyshim, më fort se kurrë, shohim fytyrën europiane që ka marrë ky universitet, fytyrën ndërkombëtare të tij,” – u shpreh Rektori Gjuraj.

Rreth 300 studentë nga pesë fakultete të ndryshme të UET-së dëgjuan apelin e fundit përmbyllës të studimeve të tyre dhe u ngritën në pod për të hedhur kapelet e kaltra si simbol i këtij kapitulli të jetës.

Me ndryshimet e vrullshme të ndodhura këto 15 vite, studimet Master janë bërë në Shqipëri një proces i zakonshëm, por për brezin e shkuar ky cikël studimi ishte tejet i kufizuar, një privilegj për pak persona dhe një mision më vete për tregun e punës që i numëronte me kokrra specialistët. Sot ky ndryshim është një fitore e madhe, që vjen edhe falë kontributit të UET.

Por dijet dhe niveli i formimit dalin gjithmonë nga qarkullimi. Studiuesit përllogarisin se tetë deri në katërmbëdhjetë vite pas përmbylljes së studimeve, profesionistëve u duhet një kualifikim shtesë, një trajnim, apo një Master tjetër, gjë për të cilën UET do të jetë gjithmonë me dyer të hapura për të shërbyer.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH