
Qeveria izraelite ka kundërshtuar thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për një “armëpushim humanitar”.
Guterres paralajmëroi se sistemi humanitar në Gaza mund të shembet dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shmangur një “katastrofë”.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u ka kërkuar shteteve evropiane që të mbështesin Guterres.
" U kërkoj anëtarëve të BE-së të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerëve me të njëjtin mendim që të mbështesin OKB-në dhe thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guteres.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar një kolaps të plotë të situatës humanitare në Gaza”, postoi ai në X.