Aktualitet

Tërmeti/ Rama: Me kismet në fund të marsit fillojmë shtëpitë

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Rama: Me kismet në fund të marsit fillojmë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në banesën e Bedri Shkallës, në Farkë e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama tha se në fund të marsit ose fillimin e prillit do të fillojë monitimi i shtëpive të reja.

"Këtu janë në tokën e tyre dhe shtëpitë do të ndërtohen këtu. Në rastet e tjera do të bëhen qyteza ku do të jenë më afër njëri- tjetrit, më afër me qendrës, me shërbimet, me spitalet, me kopshtet etj. Dhe jo në majë të malit aty që nuk vjen as urgjenca. Toka i mbetet atij që e ka dhe i zoti i punës të shkojë ta punojë dhe ta kthejë në shtëpi. Dhe jo të shkojë gjithë shtëpia aty se kanë bagëtitë. Mund të paguajnë një çoban apo tjetër por nuk vijon kështu kjo histori. Në fund të marsit, fillim të prilli me kësmetin e zotit fillojmë montimin e shtëpive të reja", u shpreh Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH