
Një i dënuar nga burgu i Shën Kollit ka folur për Neës 24 dhe ka thënë se kanë dalë jashtë qelive dhe kanë frikë të hyjnë brenda për shkak se godina është dëmtuar nga tërmeti.
Ndërsa në mesnatë me urdhër të drejtorit të burgut, sipas tij, kanë dashur ti detyrojnë të hyjnë me forcë.
“Godina e burgut është plasaritur dhe jemi të pasigurtë. Vijnë policia e burgut dhe thonë do hyni në dhoma me dhunë. Kemi frikë, ka plasaritje të mëdha, kanë lëviz tullat, janë çarë muret, janë çarë muret krejt. Duam të na sigurojnë jetën. Na ka shpëtuar Zoti!”, ka thënë ai. /Gazeta Liberale