Në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor ku humbën jetën 25 persona vetëm në Durrës, policia ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit.
Sipas "Top Channel" mësohet se mes të arrestuarve janë edhe drejtori i Kavalishensës, Ahmet Doda dhe nëndrejtori i Kavalishensës, Kujtim Hasa.
Gjithashtu mësohet se janë prerë 17 fletëarresti që pritet të ekzekutohen. /Gazeta Liberale