Aktualitet

Tërmeti/ Albin Kurti vjen në Durrës: Të mbështesim njëri-tjetrin

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Albin Kurti vjen në Durrës: Të mbështesim

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka ardhur në Shqipëri për të vizituar nga afër zonat e prekura nga tërmeti.

Në një pronocim për mediat, Kurti u shpreh se duhet vullnetarizmi i dy ushtrive dhe policive shqiptare për të arritur rezultate më të mira.

"Dëgjojmë për familje të ndryshme nga zona e Durrësit që kanë ardhur në Kosovë, por ne duhet ta ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin, për këtë populli prin dhe jo politika.

Vullnetarizmi ka nevojë për dy ushtritë tonë, për dy policitë tonë në mënyrë rezultatet të jenë më të mira.

Pushtet vendore do të ndihmojnë me statistika më të mira, ndërkohë populli po e kryen punën e bujarisë dhe mirëpritjes.

Populli po tregon solidaritet dhe do të duhet që institucionet dhe qeveritë ta organizojnë sa më mirë këtë gjë.

Nuk duhet të bjerë përkushtimi sepse mund të duket që ka rënë rreziku.

Njerëzit duhet të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë, edhe pse në kushte më të vështira.

Që të mos kemi elementë të ndonjë krize humanitare duhet që institucionet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri edhe qendror edhe vendore ti ndihmojnë shqiptarët pa dallim sa më shumë", tha Kurti./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH