Aktualitet

Tepelenë/ Vodhën paratë e spitaleve, 4 ish zyrtarë në pranga 

Shkruar nga Liberale
Tepelenë/ Vodhën paratë e spitaleve, 4 ish zyrtarë në

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga katër ish-zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor për shpërdorim me detyrën.

Policia bën me dije se  ish-punonjësit e administratës, mes të cilëve janë edhe dy gra, kanë përfituar një shumë të konsiderueshme parash përmes një tenderi fiktiv për pajisjen e spitaleve në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tenderi” janë vënë në pranga:

-G. A., 35 vjeç, ish-shef finance në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; ---S. M., 31 vjeç, specialist statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë;

-A. K., 31 vjeçe ish-juriste në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë)

-J. S., 30 vjeçe, ish-specialiste e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë.

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH