![Arrestohet 29-vjeçari, i nxori thikën policit](https://cdnimpuls.com/liberale.al/wp-content/uploads/2019/10/-1000-0-hajduti.jpeg)
Një 29-vjeçar është vendosur sot në mesditë në pranga, pasi tentoi të vidhte një banesë në lagjen nr 2. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet SH.GJ, i cili është dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë momentit të arrestimit, 29-vjeçari ka tentuar të qëllojë me thikë një polic. Vendosja e tij në pranga është bërë e mundur me vështirësi. Momentalisht, i riu ndodhet për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit të Durrësit.