Aktualitet

Tensionet e shtuara mes Serbisë dhe Kosovës, NATO rrit numrin e forcave ushtarake

Shkruar nga Liberale
Tensionet e shtuara mes Serbisë dhe Kosovës, NATO rrit numrin e

Kosova ka qenë pjesë e diskutimeve në Bruksel, në takimin dy ditor që po zhvillohet ndërmjet ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Në nisje të këtij takimi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për praninë e Aleancës veriatlantike përmes misionit të saj KFOR.

“Aleanca veriatlantike po ndjek me vëmendje shtimin e tensioneve në Kosovë ndaj është i rëndësishëm vendimi ynë që të rrisim numrin e forcave ushtarake atje. Mbrojtja ajrore është thelbësore për të mbrojtur qytetet, ekonominë, infrastrukturën kritike të Ukrainës. Për dëmtimin e tubacionit mes Finlandës dhe Estonisë nëse provohet se është një sulm i qëllimshëm ndaj një infrastrukture kritike të NATO-s, atëherë kjo sigurisht që do të jetë një çështje serioze”, tha Stoltenbergu.

Presidenti ukrainas, si i ftuar special, shprehu solidaritetin me izraelitët për sulmin nga ana e Hamasit.

“Tragjeditë që prekin Ukrainën dhe Izraelin janë të ndryshme, por të dyja janë të mëdha. Lufta Izrael-Hamas rrezikon të ‘shpërqendrojë vëmendjen ndërkombëtare nga Ukraina dhe kjo do të ketë pasoja. Rusia me të vërtetë po përpiqet të kryejë veprime destabilizuese në të gjithë botën. Ne jemi të sigurt se Rusia po mbështet, në një mënyrë apo tjetër, operacionet e Hamasit. Kërkojmë që të na jepen asetet e konfiskuara ruse nga perëndimi në mënyrë që ato të përdoren për financimin e projekteve të rindërtimit në Ukrainë. Ata na shkatërruan, ne duhet që t’i përdorim këto para”, u shpreh Zelensky.

Temat në rendin e ditës pritet të jenë lufta në Ukrainë dhe si të ndihmohet Kievi që t’u rezistojë sulmeve ruse dhe të bëjë përparim në kundërofensivë, veçanërisht në dritën e dimrit që po vjen dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të Moskës ndaj energjisë së Ukrainës dhe sulmit ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH