Aktualitet

Tenori i njohur Ramë Lahaj rrëfehet në podcast-in e Ramës: Prindërit e mi janë bujq me 4 klasë shkollë, pata privilegjin të mbaroja Akademinë e Arteve

Shkruar nga Liberale
Tenori i njohur Ramë Lahaj rrëfehet në podcast-in e Ramës:

Tenori i famshëm Ramë Lahaj ishte i ftuar në podcast-in e kryeministrit Edi Rama këtë të shtunë. Kryeministri e ka prezantuar si një yll të Kosovës dhe Shqipërisë edhe pse pak i njohur për publikun shqiptarë.

Tenori Lahaj ka treguar për jetën e tij dhe vitet e vështira të luftës në Kosovë.

“Pastaj në ’99 ngaqë lufta na kishte ardhur në shtëpi edhe sigurisht e ndihmonim luftën gjithsecili në formën e vet, por edhe unë si 15 vjeçar edhe pse isha kaq i gjatë sa jam sot, dashje padashje kam qenë pjesë e saj. Kam kaluar dhe e njoh dhimbjen në palcë të gjithë atij rrugëtimi edhe pse si fëmijë. Kam vazhduar pas luftës një shkollë që kisha nisur para luftës, një shkollë që ishte një drejtim i ri sepse ishte fundi i viteve ’99 edhe filloi atëherë një drejtim i ri që ishte për IT, që nuk kisha lidhje fare."

Rrugëtimi i tij drejt muzikës ishte shumë i vonuar dhe i vështirë, pasi nuk kishte begraund muzikor dhe i është dashur një punë e madhe për t`ja dal mbanë dhe kjo falë vokalit të tij, por edhe besimi që i dhanë pedagogët e tij në Akademinë e Arteve në Tiranë.

“Unë të dy prindërit i kam pasur bujq, të dy kanë qenë me vetëm 4 klasë shkollë, por i gjithë rrugëtimi im ka qenë nga mësimi që kam marrë nga ato katër klasë të shtëpisë, të familjes. Unë kam pasur privilegjin si fëmija më i vogël, i teti në radhë realisht t’i mbaroja studimet në Akademinë e Arteve dhe kjo ka qenë një lloj shtyse sepse vija pa background muzikor, gjithsesi talenti ishte sepse unë jam malësor në një farë forme. Ne jemi nga Rugova e Pejës.”

Ai tashmë ka ngjitur skenat më të mëdha të botës, por tregon me mirënjohje të gjithë miqtë që i dhanë një dorë në nisjen e rrugëtimit të tij.

“Nga dora e shqiptarëve të tjerë, miq besoj shumë të përbashkët tanë, si Ermonela Jaho, Fadil Berisha, Sajmir Pirgu po ashtu. Pastaj tek Inva Mula, pastaj tek Sajmiri që më jep dorën e artë për të vazhduar karrierën.”

Gjatë intervistës të gjatë me kryeministrin tenori Lahaj tha se ka arritur çdo gjë që ka ëndërruar. Por krijimi i familjes është hapi tjetër që sipas tij plotëson të gjithë pazëllin e jetës së një njeriu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH