Aktualitet

Temperaturat deri -15 gradë, ngricat pushtojnë vendin, probleme me energjinë elektrike në fshatrat e Korçës, Pogradecit dhe Elbasanit

Shkruar nga Liberale
Temperaturat deri -15 gradë, ngricat pushtojnë vendin, probleme me

Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë pushtuar vendin tonë, duke sjellë edhe probleme me qarkullimin dhe energjinë elektrike.

Teksa ka shpërndarë një tabelë me zonat që kanë arritur temperaturat më të ulëta, ARRSH bën me dije se në zonat malore temperaturat kanë shkuar deri në -15°C, shoqëruar me erë të fortë.

[gallery columns="1" size="full" ids="1326035,1326034"]

Sipas ARRSH-së, është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat dhe qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Më tej, ajo iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve për të qenë të kujdesshëm, të udhëtojnë me shpejtësi të ulët dhe të pajisen me goma dimërore.

Kalohet me zinxhirë aksi nacional Librazhd Peshkopi pasi në disa segmente të tij ka prani të madhe të ngricave. Po ashtu duhen zinxhirë apo gomave dimërore në disa rrugë fshatrash, në Librazhd- Qarrishtë; Gjinar-Zavalinë; Elbasan- Labinot Mal etj.

Era e forte ka lënë pa energji elektrike disa fshatra në zonat malore në qarkun e Elbasanit.

Tre fshatra të njësisë Udënisht në Pogradec prej 3 ditësh probleme me energjinë elektrike. Përkatësisht bëhet fjalë për fshatrat Lin, Buqezë dhe Piskupat të cilat furnziohen nga fidri i Prrenjasit.

Shkak për mungesën e energjisë është bërë rrjeti i amortizuar dhe këputja e përcjellësve.

Mbi 1400 familje pa energji elektrike janë edhe nëpër fshatrat e Devollit të cilat furnizohen nga fidri i Cangonjit. Mbi 400 familje ndodhen momentalisht në errësirë edhe në Kolonjë dhe Maliq, ku problemet kryesore shënohen në fshatrat e Leskovikut dhe të Gorës.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH