Aktualitet

Të tjera lëkundje të forta tërmeti, qytetarët dalin në shesh

Shkruar nga Liberale
Të tjera lëkundje të forta tërmeti, qytetarët dalin

Sërish të tjera lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë e Durrës. Dy tërmetët kanë qenë më magnitudë 4 ballë dhe 3.7 ballë.

Kjo ka sjellë që qytetarët në Tiranë të lënë sërish shtëpitë dhe të dalin në rrugë. Këto foto janë shkrepur në Sheshin Skënderbej.

Prej orës 03:54 të mëngjesit të së martës kur u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë dhe që zgjati deri në 30 sekonda, raportohen 20 të vdekur në Thumanë, Durrës, në zonën e ish-Kënetës dhe Lezhë.

Janë rreth 600 të lënduar që kanë marrë trajtim në spital si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjes e fuqishme sizmike të mëngjesit që vazhdojnë ende me pasgoditje të njëpasnjëshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH