Aktualitet

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë/ Euro e nis javën me një tjetër rënie, dollari fiton terren

Shkruar nga Liberale

Në fillim të kësaj jave, dollari amerikan u forcua në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa euro dhe poundi humbën terren.

Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të hënën një euro u këmbye me 106.37 lekë, duke humbur 0.26 pikë krahasuar me përditësimin e kaluar, të së premtes, ndërsa një dollar u këmbye me 100.95 lekë, duke fituar 0.47 pikë.

Poundi britanik u këmbye me 122.90 lekë, ose 0.23 lekë më pak se të premten e javës së shkuar, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 110.57 lekë, ose 0.35 lekë më tepër.

Monedha kryesore e huaj, ajo europiane, ka humbur sërish terren me fillimin e muajit tetor, çka tregon luhatjet e vazhdueshme të tregut valutor.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH