Kastriot Reçi u qëllua me snajper me një plumb të vetëm sapo kishte dalë nga lokali i tij në Rrëshen. Ende nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa snajperi është gjetur në tarracën e një pallati.
“Balkanweb” raporton se bashkëshortja e 47-vjeçarit është marrë në pyetje nga policia për të mësuar nëse viktima kishte pasur ndonjë kërcënim apo konflikt.
Në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes apo lëvizjet e biznesmenit, aksioner i televizionit lokal “Media+”, të cilit ishte hequr licenca dy vite më parë.
Sipas BW, para se të vritej, Reçi kishte lënë takim me një zonjë për çështje pune. Nuk dihet kush ishte personi në fjalë por policia po heton të gjitha lëvizjet e tij për të arritur tek identifikimi i autorit të vrasjes./Gazeta Liberale