Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ankimuar vendimin e tij nga Gjykata e Shkallës së parë për Krimet e Rënda.
Atë e dënuan me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke e gjykuar fajtor për shpërdorim detyre.
Ky hap i ish-ministrit bëhet pasi dy javë më parë, Gjykata e Krimeve e Rënda, i rrëzuan tre akuzat e tjera, për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Ai kërkon shfajësim të plotë, ndërkohë pritet vendimi nga Krimet e Rënda./ Gazeta Liberale