Aktualitet

Tabaku: Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe botën...

Shkruar nga Liberale
Tabaku: Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi në "Facebook" ka deklaruar se shembulli më i mirë se si punon qeveria është shkolla Sami Frashëri.

Demokratja shprehet se qeveria e konsideron pronën private dhe atë publike si çiflig të saj.

Ajo thotë se manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer si punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon.

''Asnjë regji qendore apo video 3D nuk mund të cbëjë të vërtetën se te shkolla Sami Frashëri nuk punohet. Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj per të bërë foto.Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut 5 Maji nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet'', është shprehur Tabaku.

Gjithashtu ish deputeja ka deklaruar se nuk po punohet në asnjë kantier dhe se gjithë këto vite qeverie nuk u ka mbetur asgjë përpos gënjeshtrave dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve.

Statusi i plotë:

Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe botën imagjinare që kish ndërtuar propaganda!

Dhe në fatkeqësi e kanë mendjen te propaganda dhe vjedhja. Shkolla “Sami Frashëri” është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve.

Betejën mes propagandës dhe fakteve e fiton gjithmonë e dyta, pasi tregon të vërtetën. Asnjë regji qendrore apo video 3D nuk mund të çbëjë të vërtetën se tek shkolla Sami Frashëri nuk punohet. Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto. Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet.

Sot thuajse një javë mbas nuk punohet në asnjë kantier sepse qeveria dhe krybetonieri Veliaj nuk kanë vullnet dhe as dëshirë të ndihmojnë shqiptarët. Ato kanë vjedhur taksat e shqiptarëve gjithë këto vite dhe tanimë nuk u ka mbetur asgjë përpos se gënjeshtrat dhe manipulimet. Nuk punohet! Nuk ndërtohet! /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH