Aktualitet

"Ta pranojë ose ta refuzojë", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Ta pranojë ose ta refuzojë", hap sot Gazetën Liberale

Më shumë se 100 ditë nga zgjedhjet e parakohshme, në Kosovë negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK, nuk po arrijnë marrëveshjen për qeverinë e re, ndërsa presidenti Thaçi kërkon që Albin Kurti të marrë mandatin ose ta refuzojë atë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të dielën se kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet marrë mandatin për formimin e qeverisë, apo në të kundërtën, ta refuzojë atë.

Ai i bëri këto komente, pas një takimi me ish shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker. Presidenti Thaçi tha se ka kaluar një kohë e gjatë që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe se qytetarët dhe partnerët ndërkombëtar, tha ai, po presin formimin sa më të shpejtë të qeverisë.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH