Aktualitet

“Sytë” e krimit/ Sekuestrohen kamera dhe në Bilisht, njihuni me familjet që ua këputen “fijet”

Shkruar nga Liberale
“Sytë” e krimit/ Sekuestrohen kamera dhe në Bilisht,

Aksioni i Policisë për çmontimin e kamerave të sigurisë është shtrirë gjerësish në vendin tonë. Së fundmi ky aksion është zhvilluar edhe në qytetin e Bilishtit.

Mësohet se janë sekuestruar kamera te vendosura  në kundërshtim me ligjin në fshatin Baban dhe në qytetin e Bilishtit, që u përkasin dy shtetasve me precedentë penalë.

Nga kontrolli i komisariatit të këtij rrethi, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban, dhe  Sokol Anxhi në qytet.

Sipas informacioneve, të dy shtetasit janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi ishte me masë sigurie arrest në shtëpi.

Deri tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara, pasi ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH