Kryesore

Suplementi LETERATURA hapet sot me: Fishta që nuk njohim

               Publikuar në : 10:09 - 25/10/21 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Numri i sotëm hapet me: “Fishta që nuk njohim”.

“Nuk është kthim i djalit plangprishës, por i poetit të dëbuar i cili ka pritur dekada të tëra të na thoshte, ashtu siç shkroi njëri prej pasuesve të tij, Martin Camaj: Unë jam i jueji, ju jeni të mitë!”

E më pas do të lexoni një Botim të Ri me po këtë titull: “Fishta që nuk njohim”, nga Tonin Çobani.

“Në 150 vjetorin e datëlindjes së Gjergj Fishtës, studiuesi i veprës së tij Tonin Çobani, ka botuar monografinë “Gjergj Fishta/ Vende-Vite-Vepra” (shtëpia botuese “Drita” Prishtinë dhe “Botimet Fishta”). Vetë autori shpjegon për lexuesin strukturën e kësaj monografie, e cila sjell një kontribut të qenësishëm për plotësimin e figurës së Fishtës në një dimension tërësor njohjeje të saj.”

Bardhyl Londo vjen në po të njëjën rubrikë, Botim i Ri me “Thellë, atje ku janë perlat”, shënime për librin me poezi “Pengje të gurëve” të poetit Odise Kote, botim i Uetpress 2021.

“Letërsia e vërtetë, duke përfshirë edhe poezinë, nuk të dikton, por të jep mundësi të ndjesh, të mendosh dhe interpretosh sipas gjendjes tënde shpirtërore. E tillë është poezia e Odise Kotes.

Vendlindja e poezisë së Odisesë nuk është thjesht një ekzotikë; është një derë që hapet për të arritur, për t’u futur në botën e madhe. Ndryshe ajo nuk do të kishte interes për lexuesin”, shkruan Londo.

Dhe një Ese do ta lexoni nga Ernest Marku me titull: “Libri i Fishtës” . 

“Gjergj Fishta nuk qe kurrë satelit i askujt, por vetëm një planet i pafundmë, që rrotullohet rreth një dielli: “Për Fe, Atdhe e Shpirt Poetik”.”

Dhe për ta mbyllur me In Memoriam me “Rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë”.

“Nuk është kthim i djalit plangprishës, por i poetit të dëbuar, i cili ka pritur dekada të tëra të na thoshte, ashtu siç shkroi njëri prej pasuesve të tij, Martin Camaj: Unë jam i jueji, ju jeni të mitë!”

Për të mësuar më tepër lexoni suplementin Leteratura në Gazetën Liberale sot dhe çdo të hënë. /Gazeta Liberale.

 

 

 

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back